Ministria e Bujqësisë: Së shpejti kredi me interes preferencialë për fermerët

Shqipëria

Ministria e Bujqësisë: Së shpejti kredi me interes preferencialë për fermerët

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 19:37
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë së shpejti pritet të vërë në zbatim skemën e garancisë për kreditimin me interesa preferenciale të fermerëve përmes bankave tregtare.

Megjithëse tashmë kjo skemë duhet të ishte në aplikim, pasi marrëveshja me BERZH është nënshkruar që në fillim të vitit, duket se procesi ka filluar të lëvizë. Fondi i garancisë prej 300 milion eurosh, nga të cilat 75 milion do tu vendosen në dispozicion bankave si kolateral, është vlerësuar të jetë një mekanizëm mirë në nxitjen e zhvillimit të bujqësisë.

Ndërkohë një tjetër skemë mbështetje është ajo përmes subvencioneve shtetërore. Brenda vitit pritet të shpallen projektete fituese dhe numri i fermerëve që do të mbështeten financiarisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat