Situata në Shëngjin, 3 vatra zjarri nën kontroll

Shqipëria

Situata në Shëngjin, 3 vatra zjarri nën kontroll

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 09:47
Zjarri në Shëngjin

Është stabilizuar situata në zonën e Shëngjinit, ku prej dy ditësh ishte kishte rënë zjarr në pjesën malore të saj.

Raportohet se aktualisht janë ende tre vatra zjarri në Shëngjin, të cilat janë mbajtur nën kontroll nga forcat e shumta ushtarake që kanë shkuar në ndihmë të shuarjes së zjarrit duke  mos përbërë rrezik për banorët. Ndërkaq zjarri që ka nisur prej tre ditësh në malin e Shëngjinit vijon të jetë aktiv, duke shkrumbuar deri më tani qindra hektarë pyje me pisha. Edhe pse gjatë gjithë ditës së premte është ndërhyrë me helikopterë nga ajri, ende nuk është bërë e mundur shuarje e flakëve.

Si në qendër të Shëngjinit ashtu dhe në zonën e Ranes së Hedhun zjarri vijon ende. Forcat zjarrfikëse të policisë dhe ato të ushtrisë janë duke luftuar me flakët. Ata janë vendosur pranë bizneseve dhe shtëpive të banimit për ti mbrojtur këta të fundit nëse flaket e zjarrit do të përparojnë në drejtim të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat