Reforma në drejtësi, Komisioni diskuton sot propozimet e ekspertëve pë Vetingun

Shqipëria

Reforma në drejtësi, Komisioni diskuton sot propozimet e ekspertëve pë Vetingun

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 09:56
Komisioni pë Reformë në drejtësi

Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi pritet të mblidhet të hënën për tu njohur me propozimet që grupi i ekspertëve të nivelit të lartë do të ketë rreth opinioneve që misionet EURALIUS dhe OPDAT, dhanë për vërejtjet e Partisë Demokratike ndaj ligjit “për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si vetingu.

Pas mbledhjes të së mërkurës, ekspertët e EURALIUS bënë të ditur se kishin rënë dakord për disa vërejtje të opozitës, qe lidheshin me rishikimin e disa termave apo riformulime të neneve të caktuara, por ata vlerësuan se do t’i qëndrojnë tekstit ekzistues.

Mbledhja e sotme do të ketë në agjendë edhe ligjin “për organizimin e gjyqësorit dhe strukturën e posaçme antikorrupsion”.

Pritet që në mbledhjen e sotme të komisionit të diskutohet dhe për datën kur do të mblidhet seanca plenare, për të votuar ligjin e Vetingut.

Mungesa e këtij ligji e bëri të pamundur hedhjen e shortit për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucioni i parë që do të duhej të ngrihej me miratimin e reformës kushtetuese, më 21 korrik.

Të shtunën, kryetari i Kuvendit Ilir Meta njoftoi për thirrjen të martën të Konferencës së Kryetarëve, për të vendosur datat e thirrjes së seancave, ku do duhet të miratohen disa nga 7 projektligjet mbështetëse të paketës së reformës në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat