Kodi Penal - Presidenti dekreton ligjin për uljen e dënimët për armëmbajte pa leje

Shqipëria

Kodi Penal - Presidenti dekreton ligjin për uljen e dënimët për armëmbajte pa leje

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 20:58
Bujar Nishani

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar ndryshimet e miratuara në korrik për Kodin Penal. Presidenti ka firmosur sot dekretin dhe pritet që në datën 23 gusht të hyjë në fuqi ligji i ri.

Ndryshimet parashikojnë ulje të dënimit për armëmbajtjen, të cilat një vit më parë ishin rritur. Ishte Gjykata Kushtetuese ajo që hodhi poshtë dënimet e ashpërsuara, çka detyroi qeverinë të propozonte sërish uljen e dënimit.

Qëllimi kryesor i këtij projektligji ka qenë plotësimi i vakumit ligjor të krijuar në Kodin Penal, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 26 shkurt 2016.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat