Votimi i reformës në drejtësi, Washington: Diskutuam edhe me partitë, nuk donim keqkuptime

Shqipëria

Votimi i reformës në drejtësi, Washington: Diskutuam edhe me partitë, nuk donim keqkuptime

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 11:05
Donald Lu

Mesazhi i ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu pak ditë nga votimi i reformës në drejtësi, se do të kishte pasoja negative secili deputet në marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara nëse do të votonin kundër, ka qenë një mesazh i qartë dhe i prerë nga Washingtoni.

“Donim të ishim të qartë që të mos kishte asnjë keqkuptim më pas” ka thënë zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee.

 “Ambasada i diskutoi këto pasoja me partitë politike sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni” thuhet më tej.

Në reagim përgëzohet parlamentin që e miratoi këtë reformë jetike dhe përgëzoi popullin e Shqipërisë që kërkoi ndryshim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat