Kosova U-18 nuk ka të ndalur, triumfoi edhe ndaj Uellsit

Basketboll

Kosova U-18 nuk ka të ndalur, triumfoi edhe ndaj Uellsit

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 12:14
Pamje nga ndeshja e Kosovës U-18

Përfaqësuesja U-18 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve ka shënuar fitore edhe në ditën e dytë të Kampionatit Evropian, Divizioni C, që është duke u zhvilluar prej 8 deri më 15 korrik në San Marino. Në këtë mënyrë basketbollistët kosovarë pas triumfit ndaj nikoqirit, San Marinos në ditën e parë të këtij eventi, ka regjistruar fitore edhe në ditën e shtunë duke e mposhtur Uellsin me rezultat 76:62. Të përzgjedhurit e Dritëro Sefajës të dielën e kanë pushim, ndërsa të hënën me fillim nga ora 17:00 do të përballen me Maltën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat