Aksion i madh policor në lagjen Gazi Babë

Shkupi

Aksion i madh policor në lagjen Gazi Babë

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 10:58
Ilustrim

Sipas banorëve të lagjes, raportohet se MPB është duke zhvilluar një aksion të madh policor, duke bastisur disa shtëpi të asaj lagjeje.

Aksioni i madh policor ka fillur para agimit të diellit, që në orët e hershme, dhe është duke u zhvilluar edhe në këto çaste. Ende nuk ka informata se çfarë synon MPB me këtë aksion, dhe kush saktësisht është duke u bastisur prej anës së tyre.

Disa qytetarë duke dashur që ta vizitojnë Xhaminë e lagjës për kohën e namazit të Sabahut si zakonisht, nuk janë lejuar të dalin prej shtëpive të tyre.

Njëri prej qytetarëve ka kërkuar arsye por pjestarët e policisë nuk kanë dhënë informata përveçse kanë urdhëruar qytetarët e lagjes Çair që të qëndrojnë brenda në shtëpitë e tyre. Poashtu raportohet edhe për bastisje në lagje tjera në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat