Etrit Berisha në mesin e tre portierëve me më së shumti pritje në EURO 2016

Futboll

Etrit Berisha në mesin e tre portierëve me më së shumti pritje në EURO 2016

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 17:20
Etrit Berisha

Etrit Berisha është i treti në listën e portierëve me më së shumti pritje në Evropian

Portieri kuqezi, Etrit Berisha është i treti nga gardianët e 24 kombëtareve sa i takon numrit të pritjeve për minutat që kanë luajtur me skuadrat përkatëse.

Me gjashtë të tilla, portieri kuqezi është i treti në këtë renditje, duke mbetur pas Halldorson të Islandës me 10 pritje dhe ukrainasi Pjatov që ka bërë 7, transmeton Panorama Sport.

Gjithashtu, Kozaçik është me të njëjtën numër pritjesh me gardianin e Kombëtares shqiptare.

Babaxhan i Turqisë, me paraqitjen që bëri përballë Kroacisë, regjistron pesë pritje vendimtare për skuadrën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat