7 gabimet fatale në miqësi

Life style

7 gabimet fatale në miqësi

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 12:42
Miqësia

Njëra nga gjërat më të mira që i kanë femrat është shoqëria e cila është burim i dashurisë, gëzimit, besimit dhe burim i të qeshurave dhe kënaqësisë. Por, përveç gjërave të mira, miqësia është ndërthurur dhe me disa gjëra të këqija të cilat i pranojmë vështirë.

Shikoni 7 gabimet e miqësisë të cilat mund të shkatërrojnë një lidhje të pathyeshme femërore.

Zemërimi
Nëse vazhdimisht ju kujtohet gabimi të cilin e ka bërë një nga mikeshat tuaja më të dashura, dhe nuk ju largohet nga koka, ekzistojnë dy zgjidhje: ose do ta zgjidhni problemin vetë brenda katër mureve dhe ta harroni ose të përballeni me miken që ka gabuar. Largojeni zemërimin nga vetja, sepse në të kundërtën do të shkatërroni miqësinë. Nëse vendosni për bisedë të hapur duhet të dini se për zgjidhjen e atij problemi duhet kohë, dhe më së miri është që më herët ta planifikoni bisedën me miken dhe ta vini veten në lëkurën e saj për të provuar të kuptoni pse e ka bërë atë gjë. Mos harroni që situata mund të jetë edhe e kundërt apo anasjelltas!

Përtesa
Kur keni kapur dëgjuesen e telefonit për herë të fundit dhe jeni marrë vesh për të dalë me shoqet? Në kohën kur dimë gjithçka për njërin-tjetrin me anë të posteve në Facebook, në mënyrë të pavërejtshme përtesa shpejt futet mes miqësisë. Ky gabim mund të përmirësohet thjesht, kujtohuni se sa shumë kujdeseni për shoqet tuaja dhe filloni t’u telefononi. T’jua rikujtojmë pse – mikesha janë ato të cilat i gëzohen suksesit tonë, janë aty kur jeni të pikëlluara, ju inkurajojnë dhe kuptojnë.

Egoizmi 
Në miqësi nuk ka vend për egoizëm, prandaj nuk është mirë të kërkoni që jeta juaj dhe problemet të cilat i keni të jenë më të rëndësishme për të gjithë, sepse një sjellje e tillë shumë shpejt do t’i largojë në një drejtim i cili nuk do t’ju pëlqejë. Tregoni interesim për të tjerët dhe shumë shpejt do të ktheheni në rrugën e drejtë.

Dëshira
Shoqëria nuk është si ajo që e shikoni nëpër filma. Nëse dëshironi më shumë argëtim dhe mikesha më tërheqëse do t’ju ndodhë të jeni të fokusuara në atë që mendoni se jeni duke humbur dhe nuk do të shihni vlerat e mëdha që i keni pranë vetes.

Zilia 
Zilia është terren i rrëshqitshëm, dhe krahasimi i vazhdueshëm me shoqet mund të sjellë deri te pakënaqësitë e mëdha. Për ta shmangur rënien në këtë kurth përkujtoni kualitetet tuaja dhe të mikeshave dhe shumë shpejt do të shihni që nuk ka nevojë për zili apo lakmi.

Suksesi
Është shumë mirë të jeni krenare për veten për gjerat që i keni arritur, por shumë më mirë është që suksesi të ndahet me mikeshat. Nëse në shoqërinë e shoqeve do të ecni me hundë përpjetë duke shijuar suksesin tuaj shumë shpejt nuk do të keni kujt t’i krekoseni!

Lakmia
Nëse shoqet e mira mund t’i numëroni në gishtat e njërës dorë jeni shumë të pasura dhe mos u bëni lakmitare dhe të bini në grackën e miqësive “me shumicë” apo masovike. Shoshitni mirë se kush janë personat e afërm dhe kush cila është shoqëria e përkohshme me të cilën mund të argëtoheni mirë. Dhe, sigurisht, rregulloni prioritetet tuaja!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat