Gjyqtari u “korruptua” nga biznesmeni që ka konflikt me motrën

Shqipëria

Gjyqtari u “korruptua” nga biznesmeni që ka konflikt me motrën

Më: 4 maj 2016 Në ora: 11:12

Ibrahim Hoxha, personi që u arrestua dy netë më parë, bashkë me të birin dhe dy persona të tjerë, pretendohet se ka rënë në përgjim në mënyrë rastësore. Në fakt emri i tij ka qenë i lakuar prej shumë kohësh si i dyshuar për afera korruptive, por rasti konkret i dy netëve më parë, sipas prokurorisë, e ka bërë atë të kapet me “presh në duar”.

Për arrestimin e tij dhe të tre bashkëpunëtorëve është shprehur vetë Prokuroria, ndërsa dje, ministri i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, jo vetëm që e kanë ndëshkuar gjyqtarin, por madje është bërë edhe thirrje publike për të denoncuar të gjitha rastet e korrupsionit në të gjitha instancat kompetente.

Mirëpo në këtë korrupsion mësohet se është i përfshirë një biznesmen, të cilit iu ka marrë gjithë pasuria. Emri i tij u bë i njohur pasi ai denoncoi publikisht motrën e tij se kishte mashtruar dy prindërit e tij të vjetër dhe iu kishte marrë bizneset që biznesmeni kishte kaluar në emrin e prindërve!

Prokuroria

Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, me koordinimin në terren të Policisë së Shtetit, mbrëmjen e datës 2 maj 2016 është kryer arrestimi në flagrancë i gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ibrahim Hoxha. Së bashku me gjyqtarin është arrestuar në flagrancë edhe i biri i tij, shtetasi Ledjon Hoxha, si edhe shtetasit Dritan Jazexhiu dhe Nevruz Gajde. Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se gjyqtari kishte në shqyrtim një proces civil prone, ku njëra nga palët ishte shtetasi Jazexhiu.

Ky i fundit, me qëllim marrjen e një vendimi në favor të tij, ka kontaktuar me shtetasin Novruz Gajde, i cili kishte njohje me gjyqtarin Ibrahim Hoxha. Sipas prokurorisë, në mesditën e datës 2 maj 2016, shtetasi Gajde komunikon me gjyqtarin, me të cilin flet për një ”gjashtëshe”, duke e lidhur këtë me procesin civil në të cilin ishte palë shtetasi Jazexhiu. Pas këtij komunikimi, i dyshuari Novruz Gajde takohet Prokuroria shpjegon skemën se si funksionuan katër të arrestuarit.

Kush është biznesmeni Jazexhiu dhe denoncimi publik që i bëri motrës së tij për rrëmbim pasurie. KLD pezullon gjyqtarin me të dyshuarin tjetër, Dritan Jazexhiu, në lokalin e këtij të fundit dhe shkëmbejnë një sasi parash.

Pasditen e së njëjtës ditë, pas një komunikimi me gjyqtarin, i dyshuari Gajde takohet në një automjet me të dyshuarin Ledjon Hoxha. Pasi janë ndarë, në mjetin e shtetasit Ledjon Hoxha ndërhyn policia, e cila po i mbante nën vëzhgim lëvizjet e tyre dhe nga kontrolli gjen në mjet 600 mijë lekë.

Ai është arrestuar në flagrancë, si person i dyshuar për veprën penale të ”ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”. Në vijim të veprimeve hetimore, nga ana e policisë janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit Ibrahim Hoxha, i dyshuar për “korrupsion pasiv të gjyqtarit”, Novruz Gajde, i dyshuar për veprën penale të ”ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” dhe Dritan Jazexhiu, i dyshuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv të gjyqtari”!

KLD

Pas publikimit të arrestimit të gjyqtarit Hoxha dhe të tre personave të tjerë, menjëherë erdhi edhe reagimi i kreut të dikasterit të Drejtësisë, i cili vijon të kërkojë me ngulm që të gjithë personat e korruptuar që shërbejnë në sistemin e drejtësisë, të denoncohen.

Ylli Manjani, duke inkurajuar qytetarët për denoncimet, la të kuptohej se në fakt janë gati edhe arrestime të tjera, në kuadër pikërisht të korrupsionit: “Nxis çdo qytetar që të mos harxhojë kohë të bëjë denoncime vend e pavend, por të rreshtohet dhe të denoncojë në zyrën e prokurorit, policit gjyqësor, që raste të tilla të jenë sa më të suksesshme që të jetë e mundur”!

Ndërsa Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të pezullojë nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, pezullim që e ka bërë publik me anë të një reagimi zyrtar: “KLD zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme, ku vendosi të miratojë kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm, datë 3 maj 2016 për dhënie autorizimi për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë I. H. si dhe pezullimin nga detyra, derisa çështja penale ndaj tij të përfundojë me vendim gjyqësor të formës së prerë”. Biznesmeni Jazexhiu nuk është i panjohur për policinë e Tiranës.

Atij i janë bërë disa atentate, që ai ka arritur t’u mbijetonte. Në vitin 2013 i është bërë atentat, ku u gjuajt me 30 plumba dhe vetëm njëri plumb arriti ta godiste, duke e plagosur. Sërish në vitin 2013, persona të paidentifikuar kanë tentuar ta vrasin.

Atentatet në vitin 2013-të nuk janë atentatet e parë ndaj tij, pasi në tetor të vitit 2011 i është vënë tritol në banesë. Për atentatet, ai ka akuzuar publikisht motrën e tij, burrin e motrës dhe burrin e mbesës së tij, me të cilët ka konflikte pasurie të pazgjidhura.

Biznesmeni Dritan Jazexhiu është rikthyer dhe një herë në vëmendje, pasi është arrestuar nga Policia e Tiranës së bashku me gjyqtarin Ibrahim Hoxha, djalin e tij Ledion Hoxha dhe ishpolicin Nevruz Gajde. Ata u arrestuan në flagrancë, në kohën që djali i gjyqtarit mori 600 mijë lekë nga ish-polici. Këto para do t’ia jepte gjyqtarit, me qëllim ndikimin në gjyqin civil me palë biznesmenin Jazenxhiu për një çështje civile pronësie, vendim që do të shpallej dje në orën 09:30.

Ja si motra ia mori gjithë pasurinë biznesmenit Jazexhiu

Dritan Jazexhiu, biznesmeni i arrestuar së bashku me gjyqtarin Ibrahim Hoxha, djalin e gjyqtarit Ledion Hoxha dhe ish-policin Nevruz Gajde rikthen në vëmendje një histori të vjetër familjare, që ka nisur nga viti 2011. Në një emision televiziv pak kohë më parë, Dritan Jazexhiu, biznesmen, pretendoi se prindërit e tij janë mashtruar nga motra e madhe, Donika Lazaj. Si shumë shqiptarë, edhe Dritani ka emigruar në vende të Evropës dhe botës për të punuar dhe jetuar.

Pas disa viteve, ai kthehet në Shqipëri për të investuar paratë që kishte fituar dhe për të filluar biznesin e tekstileve. Ai blen katër dyqane dhe puna që bënte e detyronte të udhëtonte jashtë Shqipërisë. Të gjitha pronat që kishte dhe shtëpinë i kalon në emër të prindërve. Sipas rrëfimit, biznesi i tij duket se i ecën mirë dhe pak nga pak e zgjeron, duke punësuar dhe familjaret e tij.

Ai punëson dy motrat e tij dhe burrin e motrës së madhe (Donikës), Luan Lazaj. Në familjen Jazexhiu vdes djali i madh, Aliu, nga një sëmundje e rëndë. Një muaj pas vdekjes, Dritani udhëton përsëri jashtë Shqipërisë për të vazhduar biznesin e tij të tregtisë. Vdekja e vëllait, si një moment dobësie për të gjithë familjarët, pasi siç ato tregojnë, ishin shumë të lidhur me “Lilin”, shfrytëzohet nga Donika dhe bashkëshorti i saj Luani.

Sipas pretendimit, ato marrin prindërit e Donikës, Selami Jazexhiun dhe Lide Jazexhiun, dhe i kërkojnë të firmosin. Firma që ato hedhin është fatale për biznesmenin Dritan Jazexhiu, pasi i kishin kaluar të gjitha pronat dhe shtëpinë në emër të Donikës. Biznesmeni Jazexhiu vazhdon biznesin e tij jashtë Shqipërisë dhe njoftohet se prindërit e tij janë larguar nga shtëpia ku jetonin në orën dymbëdhjetë të natës dhe detyrohet të kthehet në Shqipëri për të sqaruar situatën që ka ndodhur.

Ai njoftohet se të gjitha pronat i kishin kaluar nga prindërit e tij motrës së madhe, Donikës. Prindërit e pyetur nga Dritani kanë deklaruar se ajo çfarë kanë firmosur nuk e dinë se përse e kanë firmosur dhe ndjehen të tronditur nga ngjarja që ka ndodhur.

Dritan Jazexhiu ngre padi në gjykatë ku padit babanë e tij, nënën, motrën dhe burrin e motrës, për vjedhje të pasurisë. Pas shumë gjyqeve të bëra të pazgjidhura Dritan Jazexhiu dhe Lide Jazexhiu përballen në emisionin “Shihemi në gjyq” në “TV Klan”. Aty së bashku nënë dhe bir akuzojnë motrën e tyre për vjedhjen e pasurisë dhe mashtrimin që ato i kishin bërë prindërve të Dritanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat