Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 4 maj 2016 Në ora: 07:31

Orët e para të mëngjesit do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të vijnë duke u shtuar gjatë orëve të mesditës duke rrezikuar shira të përkohshëm, më të dukshme në dy ekstremet verior dhe jugor të vendit.

Parashikohet që dhe pasditja të mbetet në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në zonat malore verilindore dhe juglindore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti për zonat e ulëta dhe bregdetare.

Gjatë natës do të ketë pauzë të shirave në vend. Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme kjo në vlerat maksimale.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Një sistem i fuqishëm vranësirash do të gjeneroje shira me intensitet të lartë si edhe stuhi të forta ere për rajonin e balltikut dhe vendet Lindore. Po ashtu, me rrebeshe shiu do të mbetet situata meteorologjike për gadishullin e Ballkanit ku nuk përjashtohet edhe mundësia për breshër.

Ndërsa, moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta do të jetë prezent për Europën Qendrore, gadishullin Iberik, ishujt britanike si edhe Europën veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat