Majko: Do t’i kemi dy kombëtare

Shqipëria

Majko: Do t’i kemi dy kombëtare

Më: 3 maj 2016 Në ora: 18:51

Ish Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka uruar Kosovën për anëtarësimin në UEFA.

Kosova gjatë ditës së sotme u bë anëtare e 55’të e UEFA’s, duke marrë votat e nevojshme. 28 shtete votuan pro në Kongresin e UEFA’s, aq sa edhe i nevojitshin Kosovës për t’u pranuar në këtë institucion. Derisa 20 shtete votuan kundër dhe dy vota ishin të pavlefshme.

Lajmit për pranimin e Kosovës në UEFA i është gëzuar edhe ish Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, i cili ka thënë se ‘tani shqiptarët do t’i kenë dy Kombëtare’.

“Kosova në UEFA. Do të kemi dy kombëtare, si dy kokat e shqiponjës së flamurit tonë kombëtar”, ka shkruar Majko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat