Reshjet shtojnë prurjet në liqenin e Fierzës

Shqipëria

Reshjet shtojnë prurjet në liqenin e Fierzës

Më: 3 maj 2016 Në ora: 10:45

Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë shoqëruar të gjithë rajonin veri-lindor të vendit gjatë orëve të fundit, prurjet në liqenin e Fierzës janë rritur me ritme shumë të shpejta duke iu afruar kështu kuotës maksimale.

Si rrallë herë, si pasojë e prurjeve të mëdha, këmbët e Urës së Drinit të Zi janë mbuluar pothuajse tërëisht, ndërsa 50 cëntimetër e ndajnë nga kuota maksimale.

Ndërkohë, prurjet kanë kaluar më shumë se 600 metër kub në sekondë, ndërsa Fierza është në prodhim duke shkarkuar nga turbinat e hidrocentralit të saj thuajse të njëjtën sasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat