Bushati mbi reformën në drejtësi: Çdo ditë që kalon është vonë

Shqipëria

Bushati mbi reformën në drejtësi: Çdo ditë që kalon është vonë

Më: 1 maj 2016 Në ora: 11:10

Si procesi i konsultimeve edhe procesi i pjekjes së një kompromisi politik, është shumë i nevojshëm, për ta kaluar reformën në drejtësi, deklaroi kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati në një intervistë për për Deutsche Welle.

Integrimi europian, reforma në drejtësi dhe zhvillimet në rajon ishin në fokus të takimit me homologun Frank-Ëalter Steinmeier në kuadër të vizitës që Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zhvilloi në Berlin. Bushati thekson se reforma në drejtësi është një reformë e thellë, tërësore, kirurgjikale dhe ndoshta është më e thella, që është paraqitur ndonjëherë, jo thjeshtë për Shqipërinë, por për të gjitha vendet e rajonit.

“Puna në komision ad hoc parlamentar për reformën në drejtësi duhet të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që reforma të kthehet në realitet. Çdo vonesë që vjen në këtë drejtim nuk ka diskutim që është e dëmshme jo thjeshtë për zbatimin e reformës, por është e dëmshme për perspektivën e shoqërisë shqiptare”, u shpreh Bushati.

Përsa i përket krizës politike në Maqedoni, ministri tha se interesi ynë është i qartë në favor të stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë.

Lidhur me raportet Shqipëri-Serbi, Bushati thotë se ato duhet të shihen në mënyrë realiste, sepse diferencat ekzistojnë. “Në fakt ato nuk janë thjeshtë diferenca ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, por janë diferenca që kanë të bëjnë edhe me përkatësinë dhe vokacionin, sepse në rastin tonë ne jemi të orientuar qartësisht për nga vlerat euroatlantike, çka e dëshmon përkatësia jonë si pjestarë të familjes euroatlantike dhe dëshira jonë për t’u antarësuar në BE”, tha Bushati.

Edhe zgjedhjet e fundit në Serbi, vijoi ai, janë një tregues që Serbia po shkon drejt normalitetit dhe drejt këtij vokacioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat