Prindërit e Ajet Zeqajt letër prokurorit Llalla: Dihet se kush e ekzekutoi

Shqipëria

Prindërit e Ajet Zeqajt letër prokurorit Llalla: Dihet se kush e ekzekutoi

Më: 30 prill 2016 Në ora: 16:57

Fejzi dhe Resmije Zeqaj dy prindërit e 41-vjeçari të ekzekutuar me 16 Mars në zonën e ish-Bllokut, i kanë dërguar një letër prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik ku kërkojnë ndihmën e tyre për zbardhjen e vrasjes.

Ata tregojnë se konfliktet, djali i tyre i ka patur vetëm me ish-gruan dhe njerëzit e saj.

Sipas tyre divorci mes Ajetit dhe Leonorës erdhi për mos përputhje të besimit fetar.

Ajet Zeqaj u ekzekutua me silenciator në oborrin e pallatit të banesës së motrës së tij nga një person ende i paidentifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat