Myrtaj kërcënohet me letër dhe kurorë lulesh: Provat do jenë funerali i familjes

Shqipëria

Myrtaj kërcënohet me letër dhe kurorë lulesh: Provat do jenë funerali i familjes

Më: 30 prill 2016 Në ora: 10:21

Disa ditë më parë, Renato Myrtaj, djali i një prej viktimave të “21 Janarit”, Faik Myrtaj paralajmëroi se do të nxjerrë në dritë disa prova për vrasjen e të atit. Por duket se kjo deklaratë i ka shkaktuar atij probleme.

Në derën e shtëpisë i ka mbërritur një letër kërcënuese, duke i kërkuar që të hiqte dorë nga çështja, së bashku me një kurorë lulesh që përdoret për funeralet. Pavarësisht kërcënimit, ai thotë se nuk heq dorë nga publikimi i provave të mbledhura për dosjen e “21 Janarit”.

“Së bashku me letrën ishte dhe një kurorë me lule. Në letër thuhej se provat do jenë funerali i familjes sime. Pavarësisht kësaj, provat tronditëse për drejtësinë do i publikoj pas disa ditësh. Provat i kanë edhe disa persona të besuar që unë i njoh”, paralajmëron Renato Myrtaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat