Rama kundër PS-së për kallëzimin e Berishës në Prokurori

Shqipëria

Rama kundër PS-së për kallëzimin e Berishës në Prokurori

Më: 30 prill 2016 Në ora: 08:42

Partia Socialiste paditi në Prokurori ish- kryeministrin Sali Berisha, pas thirrjes së këtij të fundit për armatosjen e shqiptarëve. Por përpos kësaj kryeministri, Edi Rama, deklaron se ka qenë kundër kallëzimit në prokurori.

Gjatë emisionit “Kapital”, Rama është shprehur se ka qenë në minorancë me qëndrimin e tij për këtë çështje, pasi deklarata e Berishës nuk duhej marrë seriozisht.

“Personazhi është gjithmonë e më qesharak dhe ajo thirrje është shprehje kuptimplotë e shterimit mendor, ezaurimit dhe depresionit të madh, në të cilin ndodhet Partia Demokratike në tërësi. Sali Berishën mund ta hetojë vetëm një sistem drejtësie i çliruar nga mijëra fijet që sot e mbajnë peng. Thirrja e Berishës ishte që njerëzit të rrëmbejnë armët dhe të mbrojnë SHQUP-in nga Reforma në Drejtësi”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat