OSHEE verifikon matësin e deputetes së PD-së

Shqipëria

OSHEE verifikon matësin e deputetes së PD-së

Më: 28 prill 2016 Në ora: 14:49

OSHEE ka bërë verifikimin e faturës së deputetes Arbjola Halimi, një ditë pas ajo pretendoi se nuk është faturuar në mënyrë korrekte.

Pas verifikimit OSHEE bën me dije se abonentja në fjalë është faturuar në mënyrë korrekte dhe nuk kemi të bëjmë aspak me një sulm të qëllimshëm politik.

Sasia e kilovatëve të shënuara në faturën e abonentes është e njëjtë me sasinë që shënohet në aparatin matës, thuhet në deklaratën e OSHEE-së.

"Deputetja Arbjola Halimi një ditë më parë postoi në rrjetin social “Facebook” një fotografi të faturës së saj të energjisë me shënimin ‘fatura ime se sa e hapa. Dhe unë nuk jam kurrë në shtëpi…!”. OSHEE reagon sot duke sqaruar se abonentja është faturuar në mënyrë korrekte, sipas konsumit që ka patur çdo muaj për kontratën me numër 12143. Sasia e kilovatëve të shënuara në faturën e abonentes është e njëjtë me sasinë që shënohet në aparatin matës. Për ta ilustruar këtë fakt, Operatori i Shpërndarjes ka publikuar fotografi të sahatit të deputetes ashtu sikurse edhe historikun e konsumit gjatë 12 muajve të fundit. Operatori i Shpërndarjes thotë se sulmet e qëllimshme politike si rasti i deputetes Halimi synojnë thjesht baltosjen e punës së kompanisë dhe rikthimin e situatës kaotike në sektorin energjetik”, thuhet në deklaratën e OSHEE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat