Hapet Panairi i Punës, Klosi: 31 mijë kërkesa në zyrat e punës

Shqipëria

Hapet Panairi i Punës, Klosi: 31 mijë kërkesa në zyrat e punës

Më: 28 prill 2016 Në ora: 11:43

Në aktivitetin e hapjes së Panairit të Punës në Tiranë, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi bëri me dije se deri më tani ka patur rreth 31 mijë kërkesa për vende pune në zyrat e punësimit që janë hapur në gjithë vendin.

“Janë 31 mijë kërkesa për vende të reja pune në zyrat e punës në vend. Në Shqipëri ka punë, por nuk ka profesionistë. Kudo biznesi ka nevojë për profesionistë”, tha Klosi.

Po ashtu ministri Klosi tha se po vijon puna për reformimin e zyrave të punës në të gjithë vendin.

“Kemi 5 fishuar fonde për nxitjen e punësimit”, tha ndër të tjera Blendi Klosi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat