Qeveria shqiptare i dhuron një tank kinez Jordanisë

Shqipëria

Qeveria shqiptare i dhuron një tank kinez Jordanisë

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 01:01

Shqipëria do t’i dhurojë Mbretërisë Hashemite të Jordanisë një tank dhe një tërheqës tanku.

Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 3 Shkurt.

Bëhet fjalë për një tank të modelit T­59, i prodhuar nga Kina në bazë të versionit sovjetik të tankut T­54A. Modeli i parë u prodhua në vitin 1958 ndërsa prodhimet seri nisën në vitin 1963.

“Dhënien e armatimit, pa shpërblim, Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, të hequr nga armatimi dhe përdorimi, i tepërt dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sipas llojit dhe sasisë së përcaktuar në listën nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, shkruhet në vendimin e qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat