Dade dhe Hafizi letër Rucit: Të respektohet statusi i PS për zgjedhjen e kryetarit

Shqipëria

Dade dhe Hafizi letër Rucit: Të respektohet statusi i PS për zgjedhjen e kryetarit

Nga: Gjergj Koja Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 19:05

Pas deputetes Mimoza Hafizi, edhe kolegia e saj socialiste Arta Dade, kërkon respektimin e statusit të Partisë Socialiste për zgjedhjen e Kryetarit të kësaj partie përmes parimit një anëtar, një votë. Madje, dy deputetet përmes një letre drejtuar Kryetarit të Grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci kërkojnë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së përpara mbledhjes së Kongresit, i cili është vendosur të thirret më 19 Mars. Dade dhe Hafizi kërkojnë që të respektohet neni 26 i statusit të PS-së, i cili ka të bëjë me procesin e zgjedhjes së Kryetarit. Dy ligjvënëset shprehen se Kongresi i 19 Marsit duhet të përcaktojë datën e zhvillimit të zgjedhjeve përmes parimit, një anëtar një votë për zgjedhjen e Kreut të PS-së. Dade dhe Hafizi kërkojnë që në Asamble të paraqiten të gjitha propozimet lidhur me ndryshimet në statutin e partisë, që do të hidhen për diskutim dhe më pas për miratim në kongres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat