Video: ‘Çunat’ nuk ndalen, arrestojnë shoferët e dehur

Shqipëria

Video: ‘Çunat’ nuk ndalen, arrestojnë shoferët e dehur

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 14:05

Vazhdojnë aksionet e policisë përgjatë fundjavës, tashmë të dokumentuara edhe përmes kamerave në trupin e oficerëve.

Gjatë fundjavës janë arrestuar dhe ndaluar 96 persona për vepra të ndryshme penale.

Janë arrestuar nga Policia Rrugore 38 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë kapur e ndaluar 20 persona në kërkim.

-5 persona për armëmbajtje pa leje.

-12 persona për krime ndaj personit e kundërshtim të punonjësit të policisë, për dhunë në familje.

-11 persona për narkotikët, e krimin ekonomik e financiar.

-10 persona për vjedhje, ndërtim pa leje e për vjedhje të energjisë elektrike.

-Janë sekuestruar 3 armë zjarri, municione e tritol.

-Janë kontrolluar në gjithë vendin 55 lokale nate ku janë ndëshkuar 24 prej tyre me gjobë për shkelje si:

-Punonjës të paregjistruar të punësuar në lokale,

-Mosdhënie të kuponit tatimor klientëve.

-Janë sekuestruar rreth 125 kilogramë kanabis sativa, një dozë kokainë dhe dy doza heroinë.

-Janë sekuestruar mallra kontrabandë e 150 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare Kakavijë.

-Nga Policia Rrugore janë pezulluar 104 leje drejtimi për pije alkoolike e shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje semafori e për mungesë të kontrollit teknik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat