Rama-Tahiri në Durrës për anëtarësimet e rejanë PS: Me krimin përballet edhe Gjermania, por askush nuk baltos policinë atje

Shqipëria

Rama-Tahiri në Durrës për anëtarësimet e rejanë PS: Me krimin përballet edhe Gjermania, por askush nuk baltos policinë atje

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 15:50

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri nuk kanë ngurur të heqin paralele rreth situatës kriminale në vend me atë të Gjermnisë, të cilin e cilësojnë si vendin më të sigurtë në Europë. Në kuadrin e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste, Rama dhe Tahiri janë ndalur në Durrës, nga ku kanë janë shprehur se krimi është një realitet me të cilin përballen edhe shtete të fuqishme duke marrë si shembull Gjermaninë.

“Sigurisht që ndodhin krime. Ku nuk ndodhin krime?! Përpara pak javësh, natën e vitit të ri në vendin më të sigurtë më të Europës, në sheshin e njerit prej qyteteve më të mëdha të atij vendi u deklaruan mbi 60 vjaza dhe gra të pëerdhunuara, për të mos folur plot e plot raste të tjera. Ca dua të them me këtë? Dua të them që është gjëja më e lehtë, por edhe gjëja më e turpshme që pas cdo krimi që ndodh të çohesh dhe të baltosësh Policinë e Shtetit, spese njerëzit nuk janë aq mëndje lehtë sa për fat të keq politika i ka kujtuar gjithë këto vite, dhe njerëzit e dinë shumë mirë ta bëjnë dallimin”, theksoi Rama.

Ndërsa, ministry i Brendshëm ka shigjetur sistemin e drejtësisë, duke iu referuar lirimit nga Gjykatat të personave të arrestuar nga policia. “Unë pyes, si ka mundësi që ata që kanë bërë vrasje, ata që kanë bërë vjedhje, arrestohen nga Policia dhe dalin përsëri nga burgu? i lë drejtësia të lire”, tha Tahiri.

Për herë të parë, Kreu i Qeverisë ka pranuar që ekzekutivi shqiptar nuk ka realizuar një premtim, ai për shëndetësinë falas, një nga pikat kryesore të programit të PS-së, kur kjo parti ishte në opozitë. “Për të bërë shëndetësinë falas nuk është një fjalë gojë, është arsye e plotë për të kujtuar shprehjen “Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë””, u shpreh Rama.

Ai ftoi qytetarët që të anëtarësohen në Partinë Socialistë pasi vendi po ecën drejt reformave duke e lidhur me vlerësimin e Agjencia prestigjioze e kreditimit, Standard and Poor’s e cila përmirësoi vlerësimin e borxhit të Shqipërisë nga B në B+ .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat