Ambasada e SHBA: Mbështesim zbatimin e ligjit për dekriminalizimin, mirëpresim përpjekjen e Parlamentit shqiptar

Shqipëria

Ambasada e SHBA: Mbështesim zbatimin e ligjit për dekriminalizimin, mirëpresim përpjekjen e Parlamentit shqiptar

Nga: Gjergj Koja Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 15:11

Ambasada Amerikane në Tiranë shprehur mbështetjen për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Ambasada informoi se sot ekspertët e SHBA bënë një prezantim mbi praktikat e suksesshme në Amerikë, për të zhvilluar më tej aktet nënligjore të dekriminalizimit.

“Sot, ekspertë teknikë nga Shtetet e Bashkuara bënë një prezantim në parlamentin shqiptar mbi praktikat më të suksesshme në SHBA për hetimin e të kaluarës së zyrtarëve në qeverisje dhe udhëheqësve politikë. Prezantimi u organizua nga Ambasada e SHBA, në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit të miratuar së fundi. Ambasada mirëpret përpjekjet e parlamentit për të zhvilluar më tej aktet nënligjore të këtij ligji të rëndësishëm, dhe mbështet me forcë zbatimin e plotë të ligjit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat