Basha nga Durrësi: Më 8 Dhjetor përmbysim tiraninë, krimin dhe korrupsionin

Shqipëria

Basha nga Durrësi: Më 8 Dhjetor përmbysim tiraninë, krimin dhe korrupsionin

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 15:49

Nga qyteti i Durrësit, ku ishte pjesëmarrës në Konventën e FRPD-së për zgjedhjen e kreut të këtij forumi, kreu demokrat Lulzim Basha ka ftuar edhe njëherë qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në protestën që do të mbahet më 8 Dhjetor në Tiranë, kundër Qeverisë Rama. Duke iu drejtuar të rinjve demokratë, Basha tha se krimi është veshur me pushtet dhe se ky pushtet dikton vendimet e qeverisë. Ai ka theksuar se liria është nën kërcënim në formën e diktaturës së krimit, ku në Durrës bandat e krimit bëjnë çfarë të duan, duke marrë peng edhe vetë kryebashkiakun Vangjush Dako.

Basha nuk ka lënë pa përmendur edhe situatën e rëndë ekonomike që po shoqëron shqiptarët, duke shigjetuar Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta si ata që po vjedhin qyetarët shqiptar.

“Pasuria e shqiptarëve vidhet nga Rama- Meta dhe banda e tyre”, u shpreh Basha. Sipas tij, Rama erdhi në pushtet me një festival premtimesh e mashtrimesh, por nga ana tjetër kjo qeveri vetëm sa rrit taksat, jo rrogat. Ai theksoi se sot në Shqipëri nuk ka investime, ndërkohë që keqqeverisja po vret shpresën.

“Rama është drama më e dhimbshme për të gjithë Shqipërinë. Nuk ka më kohë që të presim, më 8 dhjetor i përgjigjemi Ramës për të përmbysur tiraninë, korrupsionin, krimin” deklaroi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat