Vit i mbarë për mandarinën e Konispolit, synohet tregu serb dhe bjellorus

Shqipëria

Vit i mbarë për mandarinën e Konispolit, synohet tregu serb dhe bjellorus

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 14:48

Çelja e sezonit të vjeljes së mandarinave dhe portokalleve në Xarrë, zonë e njohur për prodhimin e agrumeve, në bashkinë e Konispolit, ka sjellë punësimin sezonal të qindra punëtorëve.

Të ardhur dhe nga rrethe ata janë angazhuar për të grumbulluar prodhimin e mbarë të këtij viti.

“Kemi ardhur nga Berati. Punojmë burrë e grua” thotë një punëtore.

Një nga fermerët më të vjetër të zonës ish kryekomunari i Xarrës Dhimitër Kote thotë se shteti duhet të shohë me më shumë seriozitet subvencionet për fermerët.

Dhimitër Kote: “Prodhimi që pritet këtë vit do të jetë rreth 12- 13 mijë ton mandarina. Është një vit I mbarë. Kemi lidhur marrëdhënie shumë të mira me tregun e Kosovës dhe në tregun e brendshëm. Jemi në negociata për të çuar product në Serbi dhe Bjellorusi.

Këtë sezon, sasia e prodhimit të mandarinave në Xarrë pritet të jetë disa herë më i lartë se e vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat