Rrëzohet kërkesa për dekriminalizimin e prostitucionit

Shqipëria

Rrëzohet kërkesa për dekriminalizimin e prostitucionit

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 18:10

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Gjykatës së Lartë për shfuqizimin e këtij nenit 133 të Kodit Penal, i cili parashikon dënimin me gjobë ose 3 vjet burg për presonin që ushtron prostitucion dhe për atë që përfiton favore seksuale.

Sipas argumenteve të gjykatës, “asnjë nga palët në gjykim nuk paraqiti të dhëna për të argumentuar se viktimat e prostitucionit mbrohen më mirë me dekriminalizimin e kësaj vepre penale ose me përcaktimin e kësaj vepre si kundërvajtje administrative”.

Në të njëjtin arsyetim kushtetuesja shprehet se i takon gjykatave të shkallës së parë të japin masën e dënimit midis gjobës dhe burgimit kur ato japin një vendim bazuar mbi personat e shfrytëzuar për prostitucion. Pretendimeve se ky nen cenon barazinë gjinore në argumentin 28, gjykata kushtetuese teksa rrëzon kërkesën shpjegon se ‘’neni 113 i KP-së nuk përmban diferencim në përcaktimin ligjor, pasi dënon autorët e prostitucionit, që mund të jenë femra ose meshkuj. Për më tepër, dispozita dënon subjektet, kategorinë e meshkujve/femrave që ushtrojnë prostitucion me vullnet të lirë”.

Kërkesa e Gjykatës së Lartë për dekriminalizimin e nenit 113 të kodit penal për veprat penale që lidhen me prostitucionin u shqyrtua në seancën e 23 prillit në Kushtetuese, e cila me vendimin e saj lë në fuqi dënimin si për femrat e shfrytëzuara si për përfituesit e favoreve seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat