Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për Becchettin dhe Mauro de Renzis/Ja akuzat ndaj biznesmenëve italianë

Shqipëria

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për Becchettin dhe Mauro de Renzis/Ja akuzat ndaj biznesmenëve italianë

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 12:17

Prokuroria e Tiranë ka mbyllur hetimet për biznesmenin italian Francesco Becchetti dhe administratorin e televizionit "Agon Channel" Mauro De Renzis, të cilët ndodhen në Angli dhe janë në pritje të vendimit të Gjykatës atje nëse do t'i ekstradojë apo jo drejt Shqipërisë. Burime nga organi i akuzës konfirmojnë se brenda 10 ditëve të para të muajit Dhjetor pritet t’I komunikohet akuzave biznesmenit Italian, ndërsa ajo do t'i dorëzohet avokatit të cilin Gjykata e ka caktuar si për Becchettin ashtu dhe për De Renzis, pasi të dy këta shtetas kanë nga drejtësia shqiptare masë sigurie "arrest me burg" në mungesë.

Prokuroria akuzon Becchettin dhe De Renzis për mos pagim taksash, vjedhje, mashtrim si dhe falsifikim dokumentesh.

Më 8 qershor të këtij viti Prokuroria e Tiranës vendosi sekuestro preventive mbi pronat e Becchettit ndërsa vetë biznesmeni rezulton se ëështë larguar nga Shqipëria prej muajit shkurt duke ju shmangur drejtësisë dhe arrestimit të tij.

Biznesmeni italian Becchetti i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar me avokatët e tij heqjen e "arrestit me burg" dhe të sekuestros ndaj pronave mes tyre dhe "Agon Channel". Prej shkurtit të vitit 2015 biznesmeni dhe administrator italian i televizionit lanë Shqipërinë për tu ndaluar nga policia londineze vetëm 3 javë më parë. Drejtësia angleze i ka lënë ata në masë sigurimi "detyrim paraqitje me kusht" dhe në 7 dhjetor pritet që të jetë seanca e radhës ku do të shqyrtohet kërkesa e Interpol Tiranës për ekstradimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat