Kush do ta zëvendësojë Mark Frrokun?

Shqipëria

Kush do ta zëvendësojë Mark Frrokun?

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 22:28

Mirela Ferracaku është deputetja që ndodhet e treta në listën e kandidatëve të Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku dorëzoi sot kërkesën për të hequr dorë nga mandati i deputetit dhe Farracaku mund të bëhet deputetja më e re e Kuvendit.

I dyti në listë është vëllai i Markut, Arben Frroku, i cili ndodhet në arrati dhe është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj.

Në bazë të Kodit Zgjedhor mandati i kalon Mirela Ferracakut, e cila në fakt rezulton një emër i panjohur për politikën, botën akademike apo shoqërinë civile.

PKD / Listat e kandidateve për deputet qarku Shkodër

Mark Preng Frroku

Arben Preng Frroku

Mirela Riza Ferracaku

Ndoke Gjelosh Kola

Anila Shevqet Ferlushkaj

Bardhok Gjon Qershia

Mark Vlasj Filipi

Kristjana Nik Nikaj

Valentina Preng Pjetri

Fran Ndue Curri

Ermal Gjergj Temeli

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat