Strazimiri: Remzi Hoxha njëlloj me të zhdukurit e komunizmit

Shqipëria

Strazimiri: Remzi Hoxha njëlloj me të zhdukurit e komunizmit

Nga: Gjergj Koja Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:58

Deputeti demokrat Genti Strazimiri gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend është ndalur edhe në çështjen e Remzi Hoxhës. Strazimiri tha se ai është njësoj si të zhdukurit e komunizmit, pra është viktimë politike.

"Këtu flitet për Remzi Hoxhën, familjarët e të cilit kanë të gjithë mirëkuptimin tim. Guxojnë të flasin për eshtra pa varr. Nëse është e vërtetë që Remzi Hoxha është zhdukur është i 4775-i në listën e personave të zhdukur në 60 vitet e fundit. 4774 të tjerët janë zhdukur dhe personat që i kanë zhdukur për krime politike janë këtu në këtë sallë, janë këtu në këtë sallë së bashku me njerëz të tjerë që nuk guxojnë sot të kërkojnë eshtrat e familjarëve të zhdukur, jo. Tani janë për me partinë. A ka hipokrizi më të madhe, a ka çnjerëzi më të madhe në këtë sallë të marrësh të flasësh për eshtra të zhdukura, madje të klithësh?!", tha Strazimiri gjatë fjalës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat