Organizimi i PD/Javën e ardhshme Kryesia diskuton mbi krijimin e degëve të reja në të paktën 5 qytete

Shqipëria

Organizimi i PD/Javën e ardhshme Kryesia diskuton mbi krijimin e degëve të reja në të paktën 5 qytete

Nga: Gjergj Koja Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 17:10

Javën e ardhshme Kryesia e Partisë Demokratike do të diskutojë mbi propozimet e grupit të punës në lidhje me krijimin e degëve të reja të partisë më të madhe opozitare, në përputhje me ndarjen territoriale, që përbëhet nga 61 njësi vendore.

Burime nga PD konfirmojnë se propozimi i grupit të punës konsiston që në qytete të tilla si Vlora, Elbasani, Lushnja, Berati, Durrësi , Gjirokastra, Lezha apo Tirana, të krijohen degë të reja, në përputhje me numrin e popullsisë. Kjo mund të cojë në zhvillimin e zgjedhjeve të reja, cka do të thotë që drejtuesit aktualë mund ti nënshtrohen një procesi zgjedhor. Sipas burimeve, nuk bëhet fjalë për largimin e këtyre kryetarëve por krijimin e degëve të reja në territorin e degëve që konsiderohen më të mëdha krahasimisht me të tjerat.

Por po ashtu konfirmohet se në procesin analitik do të ketë edhe degë, ku kryetarët do të mbajnë përgjegjësi, e sidomos në ato raste kur evidentohet se ata nuk kanë punuar në zgjedhje për fitoren e kandidatëve të së djathtës.
Sipas udhëzimit të kryetarit Basha analiza e procesit zgjedhor të PD ka përfunduar tashmë në të gjitha degët dhe propozimet përfundimtare do ti përcillen kryetarit Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat