Rikthehet uji në QSUT, nuk ka garanci nësë është i pijshëm

Shqipëria

Rikthehet uji në QSUT, nuk ka garanci nësë është i pijshëm

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 09:33

Është rikthyer mbrëmë vonë uji në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë. Furnizimi me uji nisi pas lajmërimit të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve se situata është stabilizuar në impiantin e Bovillës.

Gazetarja Manjola Hasa tha se sipas Spitalit “Nënë Tereza” uji përdoret për shërbimet siptalore dhe për larje, por nuk mund të jepet garanci nëse uji është i pijshëm për pacientët e QSUT dhe për këtë ende nuk ka rezultate të monitorimit nëse ky ujë mund të pijet.

Po ashtu si pasojë e mungesës së ujit janë shtyrë edhe operacionet me 24 orë, por pas rikthimit të ujit pritet që edhe operacionet ti kthehen normalitetit.

Problemi me furnizimin e ujit ka pasur edhe në spitalet e tjera të cilët si zgjidhje provizore kanë gjetur autobotet me ujë.

Ndërkohë edhe mëngjesin e sotëm ka pasur probleme me ujin e pijshëm në Tiranë kanë vijuar edhe ditën e sotme në disa zona të kryeqytetit. Ka mungesë të ujit të pijshëm në zonën e Bërrylit, Porcelan, Unazë e re Shallvare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat