Përmbytjet/PD: Gjiknuri të përgjigjet pse la pa energji hidrovoret

Shqipëria

Përmbytjet/PD: Gjiknuri të përgjigjet pse la pa energji hidrovoret

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 15:18

Deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj kërkoi sot nga Ministri i Energjitikës të japë sqarime përse nuk u furnizuan hidorovoret me energji në zonat që janë përmbytur. Ajo kërkoi që ministri të informojë Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese për reagimet e vonuara dhe në shumë zona, ende të munguara të shtetit në përballimin e emergjencës së përmbytjeve.

Në jug dhe veri të vendit me qindra hektarë janë në pushtetitn e ujit, ku dëmet janë të jashtëzakonshme, dhe në Vlorë një person humbi dhe jetën. Deputetët demokratë vunë theksin tek papërgjegjshmëria dhe paaftësia e qeverisë për marrjen e masave dhe thanë se shteti po dështon në këtë realitet të vështirë për mijëra banorë. Opozita kërkoi që përmbytjet të jenë kryefjalë e punimeve në komisionet parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat