Bashkia e Tiranës nis aksionin për pastrimin e godinave të vjetra (Foto)

Shqipëria

Bashkia e Tiranës nis aksionin për pastrimin e godinave të vjetra (Foto)

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 11:58

Bashkia e Tiranës ka nisur aksionin për pastrimin e godinave të vjetra nga mbeturinat që ndotnin lagjet e qytetit.
Një prej zonave ku është ndërhyrë është ajo e ish – Bllokut, në një godinë që prej vitesh nuk kishte shkelur njeri dhe që për banorët ishte kthyer në një shqetësim për shkak të mbetjeve që ndodheshin aty dhe pasojat që sillnin ato për komunitetin. Jo vetëm banorët, por edhe kalimtarë të shumtë që kalonin në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit kanë ngritur shpesh zërin për situatën e krijuar aty.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim në rrjetin social Facebook njoftoi se punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit nr. 1 të qytetit kanë ndërhyrë në një prej godinave të kthyer në vendgrumbullimi mbeturinash. “Për punëtorët e qytetit java s'ka mbaruar ende. Në punë 24/7 për qytetin që boll fjeti 4 vjet e që veç me punë e kap kohën e humbur”, njoftoi Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat