Debatet në PD/Roland Bejko: Kryetarët e degëve po rindërtojnë atë ngrehinë që spikerët e sotëm e shpërbënë

Shqipëria

Debatet në PD/Roland Bejko: Kryetarët e degëve po rindërtojnë atë ngrehinë që spikerët e sotëm e shpërbënë

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 10:10

Pas debateve në Grupin Parlamentar demokrat, ku disa nga deputetët i kërkuan kreut të PD-së Lulzim Basha që të ndalë sulmet e drejtuesve të degëve ndaj emrave të caktuar në partinë më të madhe të opozitës, ka reaguar kreu i degës së PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko. Përmes një postimi në Facebook, Bejko shkruan se “kolegët e mi, kryetarët e Partisë Demokratike të Degëve meritojnë respekt e mirënjohje sepse me sakrifica të papara e pa asnjë shpërblim dhe mbështetje financiare po mundohen të rindërtojnë atë ngrehinë që spikerët e sotëm e shpërbënë me qetësi, dashuri dhe arrogancë për 8 vjet me radhë !”

Reagimi i Roland Bejko
“Jam dakord që PD ka nevojë për një farë përmirësimi të komunikimit etik!
Është i nevojshëm sepse ndihmon kohezionin e saj të brendshëm.
Legjitime një kërkesë e tillë !
Teatër i vjetër dhe shantazh nervozizmi i shprehur!
Jo morale!

Sepse e kërkojnë njerëzit e gabuar, ata që nuk janë dalluar për "komunikim etik" me demokratët kur ishin në rolin e apostujve rajonalë!
Kolegët e mi, kryetarët e Partisë Demokratike të Degëve meritojnë respekt e mirënjohje sepse me sakrifica të papara e pa asnjë shpërblim dhe mbështetje financiare po mundohen të rindërtojnë atë ngrehinë që spikerët e sotëm e shpërbënë me qetësi, dashuri dhe arrogancë për 8 vjet me radhë !
Respekt për ata deputetë, ish ministra e ish qeveritarë ose jo, që me guxim zhvillojnë në Parlament e kudo opozitën e vërtetë të pakompromis me të keqen për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë nga oligarët dhe krimi i organizuar që ka kapur e po mban peng shtetin shqiptar dhe të ardhmen evropiane të fëmijëve tanë!
Tashmë nuk është koha për quravitje, është koha për aksion opozitar në front të gjerë duke respektuar hierarkinë pa shkopinj ndër rrota !
PD nuk ka njerëz të tepërt !
Gjithsecili ka rolin e vet, rëndësi ka që të dijë ta luajë mirë e me dinjitet atë “
Bejko ka qenë d një nga zërat kritikë ndaj ish zyrtareve te qeverise Berisha qe nuk u angazhuan ne fushatën e 21 qershorit madje disa prej tyre u bashkuan me kundërshtarin politikë. Ai nuk përmendi emra duke thëne se do te fliste analizën ne vjeshte te partisë se tij. Presioni qe ish ministrat ushtruan ndaj Bashes për të bllokuar zërat kritikë të shefave lokale të PD-se ka ngjallur reagim negativ ne baze dhe kritika te forta ne opinionin publik
Roland Bejko- ish-ministrave të PD-së: Më respekt për kryetarët e degëve.Po rindërtojmë me sakrificë atë që ju e shpërbënë për 8 vjet me radhë!

Ka ardhur reagimi i pare nga kryetaret e degëve të PD-se pas debateve ne Grupin Parlamentar dy dite me pare , ku ish ministrat i kërkuan z. Basha te ndaloje kritikat ndaj tyre te kryetareve te degëve te PD-se.
Roland Bejko kreu degës se PD Gjirokastër, një prej politikaneve të njohur antikonformist në PD ka reaguar i pari publikisht. Ne një postim ne profilin e tij fb z. Bejko shkruan:
“Jam dakord që PD ka nevojë për një farë përmirësimi të komunikimit etik !
Është i nevojshëm sepse ndihmon kohezionin e saj të brendshëm.
Legjitime një kërkesë e tillë!
Teatër i vjetër dhe shantazh nervozizmi i shprehur !

Jo morale!
Sepse e kërkojnë njerëzit e gabuar, ata që nuk janë dalluar për "komunikim etik" me demokratët kur ishin në rolin e apostujve rajonalë !
Kolegët e mi, kryetarët e Partisë Demokratike të Degëve meritojnë respekt e mirënjohje sepse me sakrifica të papara e pa asnjë shpërblim dhe mbështetje financiare po mundohen të rindërtojnë atë ngrehinë që spikerët e sotëm e shpërbënë me qetësi, dashuri dhe arrogancë për 8 vjet me radhë!

Respekt për ata deputetë, ish ministra e ish qeveritarë ose jo, që me guxim zhvillojnë në Parlament e kudo opozitën e vërtetë të pakompromis me të keqen për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë nga oligarët dhe krimi i organizuar që ka kapur e po mban peng shtetin shqiptar dhe të ardhmen evropiane të fëmijëve tanë!
Tashmë nuk është koha për quravitje, është koha për aksion opozitar në front të gjerë duke respektuar hierarkinë pa shkopinj ndër rrota !

PD nuk ka njerëz të tepërt !

Gjithsecili ka rolin e vet, rëndësi ka që të dijë ta luajë mirë e me dinjitet atë “
Bejko ka qenë një nga zërat kritikë ne PD. Jave me pare ai artikuloi akuza te forta ndaj ish zyrtareve te qeverise Berisha qe nuk u angazhuan ne fushatën e 21 qershorit, madje disa prej tyre u bashkuan me kundërshtarin politik. Ai nuk përmendi emra duke thëne se do te fliste analizën ne vjeshte te partisë se tij. Presioni qe ish ministrat ushtruan ndaj Bashes për të bllokuar zërat kritikë të shefave lokale të PD-se ka ngjallur reagim negativ ne baze dhe kritika te forta ne opinionin publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat