A u tërhoq LSI nga kërkesa për ndryshime në qeveri?

Shqipëria

A u tërhoq LSI nga kërkesa për ndryshime në qeveri?

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 20:27

Një deklaratë e kreut të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka nxitur mediat të spekulojnë se kjo parti është tërhequr nga kërkesa për ndryshime në qeveri.

Sipas tij nëse, kreu i qeverisë do t’i bëjë këto ndryshime do të ketë mbështetjen e LSI-së.

“E rëndësishme është performancë e suksesshme dhe mbatja e reformave me ritmin e duhur. Çështja e ndryshimeve dhe personalizimi i ndryshimeve me emra nuk është qasja jonë. Ne mbështesim punën dhe veprimtarinë e qeverisë. Kryeministri ka tagrin ta bëjë vlerësimet e duhura dhe kurdo që atij do i duhet apo do ta gjykojë se do të ketë mbështetjen tonë. Prioritare për ne nuk është personalizimi por prioritare është që reformat në mënyrë të veçantë në ekonomi të ecin në ritmin e duhur për të përmbushur mirë atë pritshmëri për të cilët shqiptarët na kanë votuar dhe vazhdojnë të votojnë”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Vasili mohoi që takimi i djeshëm mes Ramës dhe Metës të ketë të bëjë me ndryshimet në qeveri. Sipas tij është një takim rutinor një ditë para seancës parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat