Gjermeni: Jemi pranë krijimit të sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit

Shqipëria

Gjermeni: Jemi pranë krijimit të sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 18:12

Gjatë vizitës së saj në Beograd, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ka marrë pjesë në konferencёn ndёrkombёtare me temë “Reforma nё dhёnien e lejeve tё ndёrtimit pёr njё rajon mё konkurrues”. Në një postim në “Facebook”, Gjermeni shkruan se kjo konferencë i ka shёrbyer mё sё miri forcimit tё bashkёpunimit rajonal edhe nё fushёn e planifikimit tё territorit dhe menaxhimit tё tokёs.

Ministrja e Zhvillimit Urban shprehet se qeveria shqiptare është shumë pranë krijimit të sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit.

“Reformat ligjore dhe nismat e ndёrmarra gjatё kёtyre dy viteve nё fushёn e planifikimit dhe veçanёrisht nё lehtёsimin e procedurave pёr lejet e ndёrtimit e kanё afruar Shqipёrinё mё pranё arritjes sё aspiratёs evropiane. Tashmё ne jemi shumё pranё finalizimit tё tre instrumenteve kryesorё tё planifikimit dhe mbi tё gjitha krijimit tё sistemit elektronik tё lejeve tё ndёrtimit i financuar nga qeveria nёpёrmjet Fondit tё Zhvillimit tё Rajoneve e qё pritet tё pёrfundojё brenda vitit 2016. Edicioni i II – tё i kёtij forumi rajonal do tё mbahet nё Tiranё nё shtator tё vitit 2016”, shkruan ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat