Flet kushëriri i Saimir Tahirit, Artan Habilaj: Akuzat e PD të rreme

Shqipëria

Flet kushëriri i Saimir Tahirit, Artan Habilaj: Akuzat e PD të rreme

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 17:09

Një prej njerëzve më të akuzuar së fundmi nga opozita, i afërmi i ministrit Saimir Tahiri, Artan Habilaj reagon për herë të parë në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij.

Ai jep përgjigje mbi akuzat që rëndojnë mbi të dhe familjen e tij duke nisur që nga automjeti dhe deri te parcelat me drogë. Ai ka dhënë një intervistë për gazetarin Enrik Mehmeti, të News24.

Duke theksuar se është kushëri i largët i ministrit Tahiri, Habilaj tregon se makina me targën aq të përfolur nga opozita ka udhëtuar në drejtim të Greqisë disa herë pasi babai i tij ka qenë i sëmurë.

Më tej Habilaj shprehet se, ish-polici Dritan Zagani i ka vënë njëherë gjobë, ndërsa vë në dukje se ai është thjesht një biznesmen dhe asnjëherë nuk ka trafikuar asnjë send.

“Me makinë me targën aq të përfolur kam lëvizur disa herë drejtë Greqisë për shëndetin e babait tim. Me Tahirin jemi kushërinj të largët.

Leket e gjetura në Durrës janë të biznesit, mu kthyen pasi e fitova gjyqin. ‘Audi’ AA 033 GB nuk është ndaluar asnjëherë në Fier. PD të faktoj akuzat do ti pasi do ti kallëzoj për shpifje.

Po na dëmtohet jeta dhe biznesi pa të drejtë, jam biznesmen jo trafikantë. Dritan Zagani kush ishte në polici më vuri gjobë”, – është shprehur Altin Habilaj.

Ai ka sqaruar edhe publikimin e një fotoje ku duket kushëriri i Tahirit me shefin e Kufirit në Dhërmi. “Fotoja me Sokol Boden është bërë në një festë fetare”, sipas tij.

PD publikoi disa foto në të cilat, “Moisi Habilaj, kushëriri i preferuar i Tahirit” shihet “në një lidhje të ngushtë bashkëpunimi me kreun e policisë kufitare në Dhërmi”. Në Dhërmi, aty ku sipas dëshmisë së oficerit të lartë të antidrogës Zagani, banda e drogës magazinon mallin dhe e bën gati për ta nisur në Itali”.

Habilaj nuk ngurron të shtojë se do të kallëzojë në prokurori akuzat e opozitës.

“Të faktojë akuzat sepse po na dëmtohet jo vetëm biznesi por dhe jeta nga deklaratat e PD”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat