Kastriot Islami: Ja pse Edi Rama nuk ndryshon Qeverinë? Vajmedet kush drejton vendin

Shqipëria

Kastriot Islami: Ja pse Edi Rama nuk ndryshon Qeverinë? Vajmedet kush drejton vendin

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 10:26

Kastriot Islami, deputet i Partisë Demokratike, përmes një komenti ironizon qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me ndryshimet në Qeveri, të cilat kërkohen edhe nga aleati i tij kryesor në qeverisjen e vendit Ilir Meta. Islami shkruan arsyet sepse Edi Rama nuk bën ndryshimet në Qeveri, ndërsa thekson “vajmedet kush e drejton vendin”.
“Qeveria e Ali Babës me turkoshakë e turkesha...
Rama: Nuk duhet të ndryshojë...Meta: Duhet ndryshim...
Vajmedet kush e drejton vendin!
*****
Arsyet e Ramës, përse s'duhen ndryshime në qeveri???!!!
Rama e cilëson të suksesshme Qeverinë e perbere nga Turkesha e Turkoshakë, arrogantë e arrogante, dembelë e dembele, horra, gërhitës e gërhitëse...
Ja arsyet konkrete përse punojnë mirë ministrat e tij dhe përse ndryshimet i kërkojnë vetëm kundershtarët:
• Qeverisja eshte Aventurë e përbashkët!!!!Pra qeveri me Ministra Aventuriere...!
• Ministra Arrogantë…!
• Ministra Turkesha dhe Turkoshakë…!
• Ministra Gërhitës në rehati nën zhurmën e mizave….!
• Ministra të rehatuar në gjumin e orëve të pasdites turke
• Ministra të zhytur në limontinë rraskapitëse të lodhjes prej kotësive, drekave, darkave, muhabeteve dhe interesave të vogla.
• Qeveri e gërryer gjithandej nga Horrllëku që vijon përditë, çdo orë, në çdo raport pune dhe mbi çdo punë...
• Ministra të bërë objekt humori nga ndërkombëtarët...
• Qeveri me individë që nuk honepsin dot me as porositë e Kryeturkoshaket sikur të ishin në një klasë ku fjalet e zyshës i merr era!…
• Ministra të zhytur në batakun e vetëmjaftueshmerisë idiote që i mbyt qeverite nga brënda; nga brenda zemres se çdo ministri; nga brenda trurit te çdo pjesetari te ekuipazhit drejtimhumbur; nga brënda kabinave të institucioneve që vuajnë peshën e ujit të futur në zemër e në tru për së pari!
• Kjo QEVERI ka vetëm një armik dhe ky armik është turku që jeton brënda secilit prej jush...
*****
Kryeturkoshaku nuk kërkon ndryshim por thjesht :
O mbytuni o përgatituni për të lënë anijen!!!
Ndryshime ju kërkojnë kundershtaret tane dhe Ilir META...
hahahahaha”, shkruan Islami në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat