A u zbatua plani operacional? Si u vra komandant Simon Gjeta? Prokuroria e krimeve të Rënda nis hetimet

Shqipëria

A u zbatua plani operacional? Si u vra komandant Simon Gjeta? Prokuroria e krimeve të Rënda nis hetimet

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 13:19

Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton sot se ka nisur hetimet mbi vrasjen e komandant Simon Gjetës. Në orët e mbrëmjes së të shtunës, në Shkodër ka mbërritur një prokuror i krimeve të rënda për të bërë në bashkëpunim me policinë, veprimet hetimore në operacionin e arrestimit të Ruzhdi Aishtës.

Nga hetimet do verifikohet nëse policia ka respektuar planin operacional për të ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe për të zbardhur momentin e vrasjes së Simon Gjetës.

Por gjithashtu, hetuesit do të hetojnë dhe vrasjen e Ruzhdi Aishtës. Për të zbardhur veprimet si dhe procedurat ligjore të ndjekura nga RENEA apo FNSH në këtë operacion, Besim Hajdarmata, nga prokuroria e Krimeve të Rënda si dhe dy oficerë kanë mbërritur prej orës 23:00 në Shkodër ku dhe vijojnë punën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat