Meta ngushëllon familjen Gjeta: Të angazhohemi të gjithë për t’i prerë rrugën të keqes

Shqipëria

Meta ngushëllon familjen Gjeta: Të angazhohemi të gjithë për t’i prerë rrugën të keqes

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 13:18

Edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shpreh dhimbjen e thellë dhe solidaritetin në këto momente të vështira familjes së nënkomisar Simon Gjetës dhe të gjithë efektivëve të Policisë së Shtetit.

“Lufta pa kompromis me kriminelët dhe shkelësit e ligjit ka heronjtë e saj dhe i tillë ishte dhe Simon Gjeta. Kjo luftë do të vazhdojë dhe shteti do të triumfojë përballë të keqes për t’i garantuar qytetarëve rendin publik dhe qetësinë në familjet e tyre.

Duhet të angazhohemi të gjithë për t’i prerë rrugën të keqes dhe është detyra jonë kryesore të çojmë përpara drejtësisë të gjithë kriminelët dhe shkelësit e ligjit që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e nënkomisar Simon Gjetës”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit nga ana e Metës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat