Rama: Inkurajuese rezultatet e 3 ditëve të para kundër informalitetit

Shqipëria

Rama: Inkurajuese rezultatet e 3 ditëve të para kundër informalitetit

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 16:19

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar arritjet në 3 ditët e para të operacionit kundër informalitetit, duke i cilësuar si inkurajuese rezultatet.

“Tejet të inkurajuar nga 3 ditët e para të operacionit kundër informalitetit. Ky është një revolucion ekonomik që në rrugën e shtetndërtimit!”, shkruan Rama në një postim në rrjetin social.

Komenti i Kryeministrit vjen në një kohë kur administrate tatimore, Policia e Shtetit, ajo doganore, si dhe disa institucione të tjera do të nisin kontrollet në terren mbi bizneset përsa i takon licensimit të tyre dhe përdorimit të kasave fiskale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat