Braçe i përgjigjet fyerjeve të PD: Vratë në boulevard si bythecë, do të përgjigjeni në cdo kohë

Shqipëria

Braçe i përgjigjet fyerjeve të PD: Vratë në boulevard si bythecë, do të përgjigjeni në cdo kohë

Nga: Gjergj Koja Më: 3 shtator 2015 Në ora: 13:52

Erjon Brace, deputet i Partisë Socialiste, ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të Partisë Demokratike, e cila e quante ligjvënësin socialist Zëdhënës zyrtar të Bandës së Lushnjes, uturak të Edi Ramës apo tartabiq politike. Deklarata e PD-së erdhi pas akuzave qëErjon Brace drejtoi ndaj Doris Pack në lidhje me mbështetjen që kjo e fundit i dha kreut demokrat Lulzim Basha në lidhje me çështjet e dekriminalizimit. Por deputeti socialist ka vijuar debatin në distancë me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, me tone të ashpra, duke u kujtuar se për vrasjet e kryera në boulevard më 21 Janar do të gjykohen në cdo kohë, pasi krimi i vrasjes nuk amnistohet.
“Kjo është Partia Demokratike, anëtare me të drejta të plota e Partive Popullore Evropiane. Më pëlqen pa fund kur i krijoj mundësinë të jetë identitare, gjiriz publik.
"Uturak", "kanal i ujrave të zeza" "tartabiq politik"- sapo i lexova në një deklaratë të PD adresuar ndaj meje.
Ju paskam fyer dinjitetin e pasionares Doris dhe, janë shfaqur të tillë, në fakt ky nivel banal është.
Nuk di nëse e ka shkruar ai djali i krehur dhe i vajisur apo tutori i tij plak, domethënë simotra e Dorisit që, uji i zi, ja ka kthyer gojën në legenin me të pistë publik që ka ky vend.
Por c’rëndësi ka;
Sali e Lulzim, përtej gjirizit ku jeni strehuar, nuk do ta lëshoj veten kurrë deri atje, nuk do tu ndjek deri aty, do vazhdoj të rri këtu lart duke ju mundur sic nga 1996-ta e deri më sot, pa vjedhur, dhunuar e pa vrarë, sic ju, dy keqbërësit më të mëdhenj në këtë vend keni bërë me shqiptarët.
Tartabiqja është një insekt-parazit i grupit të rriqnave që shpesh thith gjak, jeni tamam të "kesaj familje", por;
Ju të dy nuk keni ato përmasa, jeni më të mëdhenj.
Ju jeni të vetmit në këtë vend pas fashizmit që keni vrare njerëz në mes të bulevardit duke u kënaqur me gjakun!
Jo si të forte, por si bythecet më të mëdhenj të këtij vendi!
Grupimi i Partive Popupullore Evropiane, kurrë, po kurrë nuk mund të amnistoje këtë gjak;
Për vrasje gjykohesh në cdo kohe, në cdo moshë, sic ai Pinoceti.
Mbajeni mend këtë!!”, shkruan Brace.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat