3 pyetjet e Topallit, i drejtohen edhe Bashës

Shqipëria

3 pyetjet e Topallit, i drejtohen edhe Bashës

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 17:26

Jozefina Topalli, ish-Nënkryetare e Partisë Demokratike, vijon të jetë një zë ndryshe në partinë më të madhe opozitare. Përballë situatës që kalon vendi, duket se Topalli nuk është e kënaqur me reagimin e Partisë Demokratike, ndërsa pyet nëse do të rrimë të shikojmë sesi zhbëhet ky vend apo do të ulim shpinën apo qafën dhe të presim si zhbëhet familja shqiptare dhe si do rrokulliset ky vend.

“Ku po shkojmë?!
Nuk jemi vetëm të dytet pas Sirisë për numrin e azilkërkuesve në Gjermani!
Sipas të dhënave të qeverisë Italiane vendi ynë rreshtohet i dyti pas Egjiptit për numrin e minorenëve të pashoqëruar që shkojnë nga Shqipëria!
Ky është një lajm tjetër tronditës në dramën e madhe të azilkërkuesve shqiptarë!

A do rrijmë të shikojme si po zhbehet ky vend?
A do ulim shpinën e të shohim si zhbëhet familja shqiptare?!
A do ulim qafën e të presim si do rrokulliset ky vend?

Rama sapo po përsërit në TV se vendi është në drejtimin e duhur!!!

Por qeveria Italiane thotë:
Në klasifikimin e ndarjes së emigrantëve minorenë në Itali sipas kombësive të tyre, Shqipëria renditen në vendin e dytë me 1198 minorenë të pashoqëruar me origjinë shqiptare, përgjithësisht 14, 2% të numrit të përgjithshëm, pas vendit të parë që zë Egjipti me 1896. Republika e Kosovës renditet në vendin e 11 me 220 miorenë.
Deri më 31 dhjetor të 2014 minorenë shqiptarë të pashoqëruar në Itali ishin rreth 1043 duke e renidtur Shqipërinë në vendin e 5 në këtë klasifikim, pas Egjiptit, Eritreas, Gambia, e Somalia. Sot 7 muaj më vonë deri më 31 korrik 2015, Shqipëria shënon një rritje të pranisë së minorenëve të pashoqëruar në 1198, duke u renditur kështu në vendin e dytë”, shkruan Topalli në një koment të botuar në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat