Reagon bashkia e Tiranës për Rrugën “Edi Rama”: Nuk ekziston!

Shqipëria

Reagon bashkia e Tiranës për Rrugën “Edi Rama”: Nuk ekziston!

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 19:01

Bashkia e Tiranës ka reaguar sot pas lajmit të dalë në rrjet dhe të pasqyruar edhe nga Sali Berisha se në zonën e Surrelit, ku banon kryeministri, rruga të ketë marrë emërtimin “Edi Rama”.

Ja cili është reagimi i plotë i bashkisë së Tiranës:

Duke u nisur nga një informacion që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale dhe i botuar në disa faqe online, Bashkia e Tiranës kërkon të sqarojë opinionin publik se në territorin e saj nuk ekziston asnjë rrugë, e cila të mbajë emrin “Edi Rama”.

Sipas ligjit, emrat e rrugëve të qytetit vendosen ose ndryshojnë vetëm me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Bashkia e Tiranës bën me dije se në asnjë mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës apo të këshillave të ish komunave, të cilat tashmë janë pjesë e bashkisë së Tiranës, nuk ka shqyrtuar e as ka patur në plan ndonjëherë për të shqyrtuar një vendim të tillë.

Çdo informacion tjetër për këtë çështje është i rremë apo nga burime të pasakta e të pavërteta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat