Rama pakt me Vucic: Projekt i përbashkët shqiptaro-serb njësoj si ai Francë-Gjermani

Shqipëria

Rama pakt me Vucic: Projekt i përbashkët shqiptaro-serb njësoj si ai Francë-Gjermani

Nga: Gjergj Koja Më: 31 gusht 2015 Në ora: 13:33

Nga konferenca e Berlinit tek ajo e Vjenës, në rajon është shënuar një progres i madh politik. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, duke theksuar se ajo që vlen të theksohet është se kemi hyrë në një fazë ku progresi ka shërbyer për të rritur vëmendjen për avancimin e mbështetjes ekonomike. Sipas tij, kemi rënë dakord për financimet dhe investimet në infrastrukturën rajonale dhe në arsim. Ndërsa ka folur për Samitin e Vjenës, Rama veçoi firmosjen e një projekti të përbashkët me Serbinë të cilin e krahasoi si atë mes Francës e Gjermanisë.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje do të bëhet në vizitën e ardhshme të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç që do të jetë pikërisht në vigjilje të ndeshjes së Shqipëri-Serbi.

“Kemi firmosur projektin e përbashkët shqiptaro-serbo njësoj si Francë-Gjermani. Aktin e zyrtarizimit të kësaj marrëveshjee kemi vendosur ta bëjmë pas ndeshjes me Serbinë.”- tha Rama. Sipas tij kjo marrëveshje synon unifikim të të gjitha procedurave. “Unifikim të të gjitha procedurave, për të pasur një lëvizje të lirshme jo vetëm të njerëzve por edhe të mallrave. Të jemi palë, e një procesi një tregu rajonal. Duke përgatitur në këtë proces në bazë t ënormnave Evropiane.”-tha Rama i cili përmendi edhe marrëveshjet e tjera të arritura në Samitin e Vjenës.

“Pas një pune intensie gjatë gjithë vitit është përcaktuar edhe e gjithë harta e projekteve të përbashkëta. Jemi shumë të inkurajuar që “Korridori i Kaltër” do të bëjë të mundur një kalim me standardet të rrugës nga bregdeti i Kroacisë te ai i Greqisë.Ne kemi mbështetur edhe projektin tjetër që Serbia e ka pagëzuar me emrin “Rruga e Paqes”. Janë miratuar për financim 5 projekte të rëndësishëm për ndërlidhjen energjetike. E rëndësishme që morëm financim për interkonjeksionin me Maqedoninë.”- u shpreh Rama.

Kryeministri Rama gjithashtu bëri të ditur se gjatë këtij viti është përcaktuar harta e ndërlidhjes përmes projekteve të përbashkëta në infrastrukturë. Ai u shpreh se prioritet në këtë drejtim është Korridori i Kaltër, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ndërkohë që shprehu mbështetjen edhe për projektin e quajtur Rruga e Paqes, që lidh Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë përmes aksit Nish-Prishtinë-Durrës.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se qeveria po vazhdon edhe reformat në fushat e tjera, përfshirë atë në drejtësi që ka marrë sipas tij mbështetje nga faktori ndërkombëtar. “Kemi marrë përgëzime për procesin e deritanishëm, i cili ka qënë i thellë, shumë serioz dhe gjithëpërfshirës, përsa i përket edhe ekspertizës së nevojshme ndërkombëtare”, u shpreh Kryeministri. Por tha ai, kjo mbështetje është edhe një shtysë e fortë për të finalizuar këtë proces.

Duke folur për arsimin, Rama theksoi se elementi kryesor për të ardhmen e të rinjve është pikërisht rrjeti i arsimit profesional. Lidhur me këtë, ai informoi se ne kemi nisur një reformë në këtë sektor sipas modelit gjerman, por ai nënvizoi faktin se duhet një mbështetje financiare për ta fuqizuar këtë rrjet.

Me tej, Kryeministri Rama u ndal edhe në operacionin, i cili do të startojë diten e nesërme kundër informalitetit. Këtë operacion Kryeministri Rama e konsideroi si një aleancë me biznesin e ndershëm në drejtim të fuqizimit ekonomik të vendit.

“Nesër nis operacioni më i rëndësishëm i këtij mandati, lufta kundër informalitetit, e cila synon uljen e informalitetit në nivelin e pranueshëm të një vendi europian. Ky operacion është luftë frontale jo kundër biznesit por në aleancë me sipërmarrjen”, tha Rama.

I pyetur për prishjen Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, Kreu i Qeverisë sqaroi arsyet e ndërhyrjes duke i mohuar aludimet se në atë vend do të ndërtohet një objekt kishtar Katolik. Ai u shpreh se do të ndërojnë një shëmbëlltyrë të Kishës së vjetër duke e rikthyer në një vend ku do të ekspozohet tradita shqiptare që ka marrë jetë në atë truall.

“Në atë truall ka qenë një kishë që ka qenë djep për gjuhën shqipe, ka një spekulim të madh për fat të keq që ne paskemi prishur një kishë ai ishte garazh. Ne nuk do ndërtojmë aty një kishë por shëmbëlltyrën e kishës së vjetër, do ta bëjmë hapësirë ku do ekspozohet tradita shqiptare që ka marrë jetë në atë truall, historia e paralindjes që sot për sot e kemi të varrosur nën ato gërmadha. Atë do bëjmë me dije. Sa i përket kishës nuk ka qenë kurrë veprim për të prishur një kishë.por për të respektuar historinë tonë të përbashkët, për ti dhënë shqiptarëve një tjetër gur të çmuar të një historie vërtet të mrekullueshme. Nuk ka as më të voglin dëshmi se në Dhërmi janë 39 kisha nëse duan edhe 40 nuk ka asnjë problem…Nuk kam marrë asnjë kërkesë nga askush.. Marrëdhëniet tona me kishën ortodokse do jenë shumë të mira, ka pasur një keqkuptim nga ana e tyre që është keqpërdorur nga të tjerë. Kjo është një mundësi për ta bërë të qartë se hapësira për ushtrim besimi nga ortodokset është sovrane, asnjë shtet fqinj nuk ka asnjë të drejtë mbi këtë besim, ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë”,¬ tha Rama.

Në samitin e Vjenës Rama bëri me dije se ka marrë mbështetjen për krijimin e Banke Rajonale për Ndërtim e Zhvillim. “Kam marrë mbështetje të shumëkërkuar prej nesh për të rifilluar punën me BERZH për ngritjen e një Banke Rajonale për Ndërtim e Zhvillim.”-tha Rama.

Kryeministri Rama në daljen e tij bëri me dije 4 pikat kryesore të axhendës së këtyre 4 muajve deri në fund të vitit. Së pari, Kryeministri renditi, operacionin kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, i cili nis nesër,aksioni i paralajmëruar për ujin hapja e një kapitulli të ri për financimin e sektorit të bujqësisë si dhe zbatimi i reformës administrativo-territoriale.

"Nesër nis operacioni kundër informalitetit. Në aleancë me të gjithë sipërmarrësitme këtë aksion synojmë të vendosim drejtësinë dhe barazinë përpara ligjit siç bëmë me energjinë.Përpjekje për një kapërcim të detyrueshëm me të qënurit qytetar të Europës. Aksioni i dytë reforma e paraljmëruar e ujit paralelisht me këtë aksion.I kemi bërë vetes atë që asnjë vend nuk i ka bërë vetes.Kemi kaq shumë burime dhe skemi ujë vuajmë mungesën e ujit të pijshëm.Reforma e sistemit të ujit të pijshëm do të jetë e thellë strukturore dhe do të bazohet në avantazhin e madh ne reformën administrativo territoriale"-u shpreh Rama në fjalën e tij.

“I kemi bërë vetes atë që asnjë vend nuk i ka bërë vetvetes që jemi një vend kaq i pasur me ujë dhe mungon furnizimi. Reforma e sistemi të ujit të pijshëm do të jetë një reformë e thellë strukturore dhe do të bazohet shumë fort në avantazhin e madh që na ka krijuar reforma e thellë administrative, faqja e parë e kësaj reforme do të jetë ajo çka duhet të bëjmë për të vendosur në bazë tërësisht të re dhe paralelisht me këtë për të filluar një proces sensibilizimi se uji është mall dhe si çdo mall paguhet”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat