Erjon Brace: Ne “xhihadistët e ISIS” që rindërtojmë kishat e vjetra shqiptare

Shqipëria

Erjon Brace: Ne “xhihadistët e ISIS” që rindërtojmë kishat e vjetra shqiptare

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 23:51

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka ironizuar sulmet e fundit që janë bërë ndaj qeverisë Rama për prishjen e Kishës "Shën Thanasi" në Dhërmi.

"Ne "xhihadistët e ISIS" që rindërtojmë kishat e vjetra shqiptare. "Gjyqi i Fundit" heshtni e shijoni! Karavasta. Për të gjithë akuzuesit, kritikuesit, mallkuesit e djeshëm; “Gjyqi i fundit". Kjo është piktura e fundit murale që mjeshtri Mustafa Arapi riktheu dje në Kishën e Kuqe të Shën Thanasit në Karavasta/Divjake. Një thirrje kam për gjithë gojtarët e djeshëm: Heshtni dhe shijoni!", ka qenë statusi i Braçes në rrjetet sociale.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat