6 këshillat e Dritan Hilës për Lulzim Bashën

Shqipëria

6 këshillat e Dritan Hilës për Lulzim Bashën

Nga: Gj.K Më: 27 gusht 2015 Në ora: 23:27

Ish-zv.ministri i Mbrojtjes Dritan Hila i ka drejtuar kreut të opozitës Lulzim Basha disa këshilla në lidhje me qëndrimin e tij ndaj prishjes së kishës së Dhërmiut. Por Jo vetëm kaq, Hila gjithashtu këshillon Bashën edhe për mënyrën sesi duhet të bëjë opozitë, apo mundësitë që ka për të kthyer PD në pushtet, sikundër e ironizon atë. “Dy vjet ikën si ikën. Tani e prapa mendo të bësh opozitë. Nëse shpreson të vish në pushtet në një aleancë me LSI-në, Meta edhe mund të pranojë, nëse ti do kënaqeshe me 4 ministri. Por si po i çon punët, duhet të nxitosh, pasi më vonë mund ta quajë kërkesë të egzagjeruar”, shkruan Hila në rrjetet sociale.

|Sinqerisht për Lulëzim Bashën

1-Hiq dorë nga deklaratat tip trakt prodhim i vitit 1941, me steriotipe "populli do çohet fuqishëm kunder klikës", "pabesish në errësirën e natës", etj. Mos shkruaj si në epokën e shaptilografit.

2-Mos ço Aldo Bumçin në sebepe ku mpleksen ndërkombëtarët. Merret sikur nuk e ke seriozisht.
3-Mos u ngatërro me bregasit kur këta kapen për punë feje dhe në mes futet dhe Janullatosi me Dulen. Nuk ja dolen otomanët, që i lanë te kullandriseshin me venomet.

4-Janullatosit që ankohet në Athinë, është sikur të krishteret e Nigerisë të ankoheshin tek Renzi i Italisë. Janullatosi e bën për hesap të vet, por ty nuk dinë në ç'kallëp të fusin.

5-Meqë demokratët të kanë zgjedhur bari të tyre, hap sytë të bësh përçorin e tufës tënde e jo të blegërish për atë të Janullatosit. Se tufa jote të ka marre rruget për hesap të vet.

6-Dy vjet ikën si ikën. Tani e prapa mendo të bësh opozitë. Nëse shpreson të vish në pushtet në një aleancë me LSI-në, Meta edhe mund të pranojë, nëse ti do kënaqeshe me 4 ministri. Por si po i çon punët, duhet të nxitosh, pasi më vonë mund ta quajë kërkesë të egzagjeruar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat