Rilidhën energjinë në mënyrë të paligjshme, arrestohen 10 persona

Shqipëria

Rilidhën energjinë në mënyrë të paligjshme, arrestohen 10 persona

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 22:08

Policia e Tiranës së bashku me OSHEE-në kanë vijuar aksionin për lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në kryeqytet.

Ndërkohë, bëhet e ditur se nga ana e komisariatit të policisë nr. 5 në Kamzë , 10 persona janë arrestuar e një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë shtetasit:

Edison Ukdashi, 28 vjeç, lindur në Burrel, banues në Tiranë

Gëzim Ukdashi, 38 vjeç, lindur në Mat, banues në Tiranë

Veprim Bulica, 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë

Ramadan Muja, 58 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë

Përparim Gjuta, 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë

Met Metallari , 51 vjeç, me banim në Tiranë.

Avni Sinanaj, 56 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë.

Tafil Halili, 40 vjeç lindur në Kukës, banues në Tiranë,

Xhevat Balavija, 49 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë.

Shyqyri Durishti, 50 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet H. H., 55 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.

Sipas policisë këto shtetas kishin rilidhur energji elektrike në një boks, i cili ndodhej në lagjen “Bulcesh i Ri” Paskuqan nr. 2, në mënyrë të pa ligjshme dhe pa kontratë përfitonin energji elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat