Samiti i Vjenës, Rama: Me rëndësi hapja e negociatave, Vuçiç: S’ka më tensione mes Serbisë dhe Shqipërisë

Shqipëria

Samiti i Vjenës, Rama: Me rëndësi hapja e negociatave, Vuçiç: S’ka më tensione mes Serbisë dhe Shqipërisë

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 21:07

Liderët e vendeve Ballkanike janë vënë përballë njëri tjetrit në një forum të hapur ku po diskutojnë disa prej temave kryesore që prekin qytetarët e secilit prej shteteve ballkanike. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij theksoi se në këto kohë nuk është e nevojshme që liderët e ballkanit të tregojnë se cfarë kanë bërë por është e rëndësishme ajo që ata do të bëjnë bashkë.

Në Samitin e Vjenës, kryeministri Rama ka kërkuar që të hapen negociatat me BE, për të treguar të gjithëve se Shqipëria ndodhet në Europë.

Duke u ndalur te bashkëpunimi me Serbinë, kryeministri Rama “tha se takimet me Vuçiç janë kthyer në rutinë dhe ajo që pritet është së çfarë do arrihet nga takimet tona.”

Ndërsa kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç falenderoi kryeministrin Rama duke thene se mes Shqipërisë dhe Serbisë tashmë nuk ka më tensione.

Edi Rama: Nuk kam ndërmend të them se cfarë progresi kemi bërë, por Ballkani ka nevojë për një qasje strategjike nga Europa. Kjo është mjaft e rëndësishme. Me reformën në arsim qëllimi ynë ishte cilësia në arsim. Është i nevojshëm një sistem arsimor dual në Shqipëri, pra duhet një sistem i përshtatshëm që jo të gjithë studentët të shkojnë jashtë vendit. Pra të jetë një sistem arsimit i njëjtë, atë që studentët tanë kërkojnë atje ta gjejnë këtu. Në Bullgari vetëm 14% e të rinjvë kërkojnë të qëndrojnë në vend, pjesë tjetër duan të largohen. Është e nevojshme që të hapim negociatat sepse duhet ti tregojmë të gjithëve se vendi ynë Ndodhet në europë. vendi ynë është me rregulla dhe duke zbatuar këto rregulla do të na bëjnë ne të ecim përpara.

Rama: Takimet me Vuçiç po kthehen në rutinë- Të rinjtë nuk kanë kohë të presin për 1-2 dekada, por nuk mund të bëjëm gjithcka tani. Nuk mund të realizojmë menjëherë modelin e Gjermanisë. Procesi i Berlinit ka qenë fantastik. Në një periudhë kaq të shkurtër kohe kemi ecur përpara që të jemi bashkë me Vucic. Takimet tona po kthehen në rutinë. Nuk diskutohet me sesi u pamë, por po diskutohet cfarë do të sjellin takimet tona. Duhet të ndjekim procesin e Berlinit.

Rama: Duhet të bashkëpunojmë të gjithë bashkë-Jemi të lumtur që po takohemi me shoqërinë civile, ne e bëjmë dicka të tillë shpesh herw ne e pyesim shoqërinë civile. Nuk është e nevojshme të tregojmë cfarë kemi bërë, e rëndësishme është se cfarë do të bëjmë të gjithë bashkë. Nuk dua të them që Shqipëria është pak më mirë, por jemi në një moment që duhet të bëjmë dicka, ose të bashkëpunojmë bashkë ose mos bëjmë asgjë.

Vuçiç: Mirënjohës Ramës, nuk ka tensione mes Serbise dhe Shqipërisë-Vitin e kaluar u përballëm me situatën e përmbytjeve, na u desh të ndërmernim reforma ekonomike. Pas kësaj filluam me konsolidimin fiskal. Jemi përpjekur ta ulim papunësinë. situata është më e qëndrueshme krahësuar me vitet e kaluar. Ka qenë edhe mbështetja e FMN dhe presim që situata të përmirësohet edhe më tej. Do të përpiqemi që të ruajmë stabilitetin për rimbëkëmbjen ekonomike. I jam mirënjohës Ramës sepse është treguar mbështetës, nuk kemi tensione mes serbëve dhe shqiptarëve.

Përfaqësuesi i Bosnjes-Është e rëndësishme të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, duhet të tregohemi të fortë, të kemi kurajo. Nuk do të mund të bëhemi pjesë e BE nëse nuk tregojmë kurajo.

Komisioneri Han: Dua të them që të gjithë në radhë të parë jemi europianë dhe kur i referohemi BE nuk është vetëm cështje ekonomike, por angazhim për një mënyrë jetese. Nuk është e rëndësishme nëse je apo jo pjesë e BE, por të arrish në nivelin e duhur me standardet e BE. E rëndësishme është të bashkohen vendet e Ballkanit Perëndimor për tu ndërlidhur me vendet e BE. Duhet të krijojmë perspektiva për të rinjtë që të qëndrojnë në rajon dhe për këtë duhet të punojmë. Duhet të punojmë për të pasur qëllime të njëjta dhe për të arritur objektivat tona.

Rama: BE nuk e shohim si burim parash-Nuk duhet ta shohim BE si një burim parash, por duhet para si një kobinim cështjesh. Marrim shembullin e Gjermanisë që nuk ka qenë njësoj. Duhet parë kjo sepse është një ndihmë për ne. Nuk është se duam të bëhemi menjëherë pjesë e BE, fillimisht të jemi europiane dhe pastaj të vijnë të tjerat. Me Vucic po flasim për ndërtimin e autostradave apo edhe për shumë projekte të tjera. Nuk jemi rajoni i krishtit, por duam që populli të këtë vërtet besim.

Vuçiç: Ne nuk sulmuam emigrantet- Ne i trajtuam emigrantët nuk i kemi sulmuar më gazlotësjellës, sikurse ndodhi në disa vended he këto janë vlerat tona. Ne nuk i kemi kërkuar zonjës Merkel para, ne duam thjesht të ecim përpara. Duam mbështetjen tuaj zoti Han. FMN i ka mbështetur reformat tona. Përsa i përket Shoqërisë Civile jam i gatshëm të bashkëpunoj me të. I pranoj gabimet time, por jam i dhënë pas reformave për të ecur në ndryshimet e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat